Humb jetën në stadium tifozi në ndeshjen Skënderbeu-Partizani (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen Skënderbeu-Partizani mrëmjen e së shtunës.

Një tifoz ka ndërruar jetë në shkallët e stadiumit “Skënderbeu”, ku po ndiqte kryendeshjen e javës së 3-të të Superligës shqiptare.

Megjithëse ambulanca mbërriti me shpejtësi, i moshuari nuk mundi të mbijetojë pasi dyshohet për infarkt.

Ngjarja ka ndodhur në minutën e 20’ të ndeshjes ndërsa tifozi ndodhej i ulur në tribunën B në stadiumin e Korçës. /albeu.com/



Shtuar më 23/09/2017, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori