Humb jetën në aksident gazetarja e News24 (FOTO LAJM)

Gazetarja Enkelejda Skënderasi, e cila humbi jetën vitin e shkuar në një aksident automobilistik në rajonin e Korçës.
Është ndarë nga jeta pas një aksidenti automoblistik gazetarja e News 24, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, Enkelejda Skënderasi.

Aksidenti tragjik ndodhi sot në orën 12:45 pranë fshatit Panarit teksa Enkelejda po shkonte në një aktivitetet së bashku me kolegë të tjerë për të filmuar aktivitetin e “100 vjetorit të Panaritit”.

Automjeti tip “Fuoristradë” me targë AA679EIM me të cilin po udhëtonte Enkelejda ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 20 metra lartësi.

Gazetarja Skënderasi, 29 vjeç, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Portali Albeu i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të viktimës. /albeu.com/

Shtuar më 13/07/2014, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori