Humb certifikatën e lindjes, 127-vjeçarja pretendon rekordin Guinnes (FOTO LAJM)
Ndonëse ende nuk janë vërtetuar dokumentet,
besohet se njeriu më i vjetër në botë është plot 127 vjeç. Janë autoritetet të cilët do të hetojnë në lidhje me të gjithë dokumentacionin e së moshuarës, pasi 40 vite më parë ajo ka humbur certifikatën e
lindjes.
Nipi i saj i cili po merret me të gjithë anën ligjore, beson se Leandra
Beserra do të thuejë një rekord. Gruaja në fjalë lëviz pak nga shtëpia e saj, ndërsa është pothuajse e shurdhër dhe e verbër. Leandra
Beserra, e cila
besohet se është lindur në vitin 1887, jeton në qytetin Zapopan në shtetin Halisko.
Beserra është ende e vetëdijshme dhe i rrëfen aventurat e së shkuarës 73 nipërve dhe mbesave dhe 55 stërnipërve dhe stërmbesave.
E lindur në fshatin Tula në veri të shtetit Tamaulipas,
besohet se çertifikata e saj e
lindjes humbi kur u transferua në Halisko, 40 vjet më parë.
Nipi i saj, Samuel, tha se autoritetet vendore kanë hetuar në gjendjen civile për të verifikuar moshën e saj. Nëse dokumentet vërtetohen se janë të sakta nga ana e Organizatës së Rekordeve Guinnes, atëherë ajo do të zërë vendin e francezes Zhan Luiz Kalmen, e cila vdiq në moshën 122-vjeçare, si gruaja më e vjetër në botë. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014,
ora 10:34