Huawei duket se ka gati modelin më të ri
Mate 8, i cili pritet të prezantohet javën që vjen. Fotografitw e modelit mw tw ri janw problikuar nga llogaria e famshme @OnLeaks.
Telefoni do të ketë një
ekran me madhësi ndërmjet 5.5 dhe 5.7-inç, një tjetër me
ekran 6-inç, si dhe i treti me
ekran 6.2-inç, transmeton Koha.net.
Modeli bazë do të jetë në dispozicion me 3
gigabajt të RAM memories dhe 32
gigabajt të memories së brendshme, ndërsa
modeli më i mirë do të ketë hapësirë deri në 128
gigabajt.
Ndërsa
modeli 6.2-inç do të ketë
rezolucion prej 2K (që ndoshta nënkupton QHD, pasi që 2K asnjëherë nuk është përdorur si
rezolucion për telefon), ndërsa modelet më të vogla do të kenë
rezolucion prej 1080 pikselë. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2015,
ora 11:57