Hoteli përrallor (FOTO LAJM)

Ky hotel përrallor “Water Discus Hotel" do të ndërtohet së shpejti në Dubai dhe do jetë gjysma poshtë në ujë. Për ata që i kanë xhepat plot, do ofrohen dhoma me pamje të mrekullueshme poshtë nën ujë.

“Water Discus Hotel”, me forma si të një anije hapësinore, do jetë i pari mes disa të tillëve që do ndërtohen në rajon.

21 dhoma të hotelit do jenë në diskun e vendosur 10 metra poshtë sipërfaqes së ujit. Aty do ketë një qendër për zhytje dhe një bar. Disku do ketë një sistem special ndriçimi për të parë florën e faunën jashtë. Disku i sipërm do jetë i projektuar për t’i rezistuar cunamit dhe përmbytjeve. Kurse disku poshtë, në rast rreziku nis e del vetë në sipërfaqe.

Ende nuk dihen çmimet, por është e sigurtë se do jenë marramendëse.
Shtuar më 03/05/2012, ora 21:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori