Horrori në Tiranë, vrasësit e dinin që e moshuara kishte shitur bagëtitë (FOTO LAJM)

Ngjarja e brëmshme në Bërzhitë të Tiranë ku të panjohur u futën në shtëpinë e një të moshuare duke e lidhur dhe më pas mbytur atë nëpërmjet pengimit të frymëmarrjes ka alarmuar banorët e zonës.

Të afërm të saj shprehen për News 24 se dyshojnë se grabitësit e dinin se ajo kishte shitur bagëtitë pak dotë më parë.

"Ajo shiti bagëtinë, ndoshta grabitësit e kishin mësuar këtë. Ajo është dhunuar dhe grabitur dhe një herë më parë. 74 vjeçarja jetonte e vetme pasi kishte mbetur e ve kur kishte qene shumë e re. Policia nuk na bëri asgjë për grabitjen e parë"., - shprehet a afërmja.

"Prej dy ditësh nuk e pashë të nxirrte bagëtinë. E kam gjetur trupin e pajete të lidhur me këmbe e duar",, - shton kryeplaku.

Nipi i saj thotë gjithashtu se e moshuara ishte grabitur në prill të 2015. /Albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori