Horror i vërtetë! Nëna mbyt djalin e saj të mitur dhe ia fsheh trupin në garazh (FOTO LAJM)

Një nënë ka mbytur djalin e saj të mitur pasi ishte lodhur nga ai pasi përdorte shumë telefonin deri në orët e vona të natës.

Sipas mediave braziliane kjo është arsyeja pse Alexandra Dougokenskin, vrau djalin e saj Rafael.

Raportohet se gruaja fillimisht nuk e ka pranuar krimin dhe e deklaroi djalin të humbur tek autoritetet, madje u shfaq aq e prekur emocionalisht, sa që shkroi një poezi për të dhe ia dedikoi me anë të një video në rrjetet sociale.

Por pas insistimit të hetuesve, Alexandra ka rrëfyer të gjithë skenën e vrasjes dhe ka treguar vendin ku kishte fshehur trupin e pajetë të vogëlushit.

Trupi i djalit u gjet në 25 maj në një kuti të madhe kartoni në garazhin e shtëpisë së një fqinji vetëm pesë metra larg shtëpisë së familjes.

Kufoma e djalit ishte e mbështjellë në një çarçaf me një qese plastike të vendosur mbi kokë, shkruan “7 news”.

Shtuar më 07/07/2020, ora 23:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori