Hoqi fotografinë e Thaçit që ditën e parë që hyri në zyrë, Osmani merr "hakmarrjen" që nuk priste (FOTO LAJM)

Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani me marrjen e detyrës, hoqi fotografinë e Hashim Thaçit nga muri sapo hyri në zyrë.

Ky veprim, nuk është pritur dhe aq mirë nga deputetët e PDK, të cilët ditën e sotme kanë vendosur të venë në dukje po një pamje të Thaçit.

Ka qenë deputeti i PDK Mërgim Lushtaku ai i cili vendosi pas shpinës së Osmanit një poster të madh të Presidentit Thaçi duke i rikujtuar kështu veprimin e pak ditëve më parë.

Osmani ka qëndruar indiferente ndaj sjelljes së deputetit dhe ka vendosur mos reaggojë.

Shtuar më 13/02/2020, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori