Fabregas zgjedh lojtarin më të mirë në Premier League për momentin (FOTO LAJM)

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Chelseat, Cesc Fabregas, e ka zgjedhur Sadio Manen, që ishte i katërti në votimet për Topin e Artë, si futbollistin më të mirë për momentin në Premierligë.

Senegalezi Sadio Mane i ndihmoi Liverpoolit t’i grumbullojë plot 97 pikë në Premierligë gjatë sezonit të kaluar, duke arritur të jetë njëri ndër fituesit e Këpucës së Artë të Premierligës.

Përderisa kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’ia fituar Liverpoolit titullin e Premierligës, ai kontribuoi duke i ndihmuar Liverpoolit ta fitojë Ligën e Kampionëve. Mane ia fitoi skuadrës së tij një penallti në minutat e parë të finales kundër Tottenahmit, që përfundoi me rezultat 2:0.

Forma e tij e mirë ka bërë që ai madje ta kalojë edhe Mohamed Salahun si lojtari kryesor i Liverpoolit. Senegalezi i ka shënuar 11 gola në 19 paraqitjet e tij në ligë këtë sezon, përderisa Liverpooli po qëndron me epërsi të madhe në krye të tabelës.

Por, sipas Fabregasit, Mane i ka kaluar edhe të gjithë lojtarët e tjerë në Premierligë. Këtë mendim të tij, ish-mesfushori i Arsenalit dhe Chelseat e bëri të ditur gjatë një diskutimi me tifozët në Tëitter.

“Për mua është Mane”, u përgjigj Fabregasi kur u pyet për futbollistin më të mirë në Premierligë.

Në mesin e disa përgjigjeve të tjera mori vëmendje edhe përgjigja e tij në pyetjen për golin e tij të preferuar në Premierligë, pasi që Fabregasi u përgjigj: “Cilado gol e shënuar kundër Tottenhamit”.


Shtuar 7.01.2020 14:34