Historike, shqiptarët "ndajnë" Tuzin për herë të parë nga Podgorica (FOTO LAJM)

Fitorja e Koalicionit të Shqiptarëve ne Tuz po sjellë ndryshimet e para për shqiptarët atje. Që nga sot, tabelat e regjistrimit për komunën e Tuzit do të jenë me një shkurtesë të re.

Nga tabelat që kjo komunë deri dje kishte PG-Podgoricë, tani e tutje do të ketë TZ-Tuzë.

Deputeti shqiptar në parlamentin malazez, Genci Nimanbegu është një nga më meritorët për këtë.

"Që nga sot Tuzi do të jetë Komunë e plotë, e jo në kuadër të Podgoricës. Unë jam deputeti që kam bërë këtë marrëveshje me partitë malaziase, dhe ndihem mirë që është jetësuar kjo sot” ka thënë Nimanbegu për Indeksonline.
Shtuar më 19/07/2019, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori