Historike, pas 50 vitesh SHBA dhe Kuba vendosin raporte diplomatike (FOTO LAJM)

Presidentët amerikan, Barack Obama dhe kubanez, Raul Castro ndodhen sot në Panama për një samit kontinental historik i destinuar për të konfirmuar afrimin mes SHBA-së dhe Kubës .

Para hapjes së samitit, Shtëpia e Bardhë theksoi se dy krerët kishin zhvilluar një bisedë telefoniketë mërkurën. Bëhet fjalë për bisedën e dytë telefonike pas shkëmbimit më 17 dhjetor duke i paraprirë njoftimit të papritur të afrimit.

Ky samit i Amerikave, që do të mbledhë për dy ditë 30 presidentë, regjistron praninë për herë të parë të Kubës, përjashtuar për një kohë të gjatë nga takimet e rëndësishme kontinentale nga SHBA-ja dhe Organizata e Shteteve amerikane (OEA), prej të cilës Havana u përjashtua në vitin 1962.

Dhe pas një shtrëngimi duarsh të rrufeshëm në fund të vitit 2013 nga Obama dhe Castro në Afrikën e Jugut në ceremoninë mortore të Nelson Mandelas, dy krerët do të kenë një përballje të pazakontë mes krerëve të dy vendeve që prej vitit 1956, dy vjet para revolucionit socialist të Fidel Castros.

Nëse asnjë takim zyrtar nuk është njoftuar, këto shkëmbime do të kurorëzojnë përmirësimin e marrëdhënieve, njoftuar në muajin dhjetor në përfundim të 18 muajve përpjekjesh të kryera në fshehtësi të madhe.

”Këto biseda telefonike, të parat mes zyrtarëve të këtij niveli që prej vitit 1958 kanë mundësuar progrese në kuadër të afrimit mes dy vendeve”, theksoi Departementi i Shtetit.

Pas hapjes zyrtare të Samitit të Amerikave në mbrëmje, Castro dhe Obama do të marrin pjesë në një darkë të shtruar për presidentët e 34 vendeve.

Ky samit i Amerikave, ku do të marrin pjesë presidenti amerikan, Obama dhe Castro, mes 34 drejtuesve, merr një karakter të veçantë sepse ndodh pas njoftimit historik, më 17 dhjetor 2014, të afrimit diplomatik mes Uashingtonit dhe Havanës, pas një gjysmë shekulli tensionesh të trashëguara nga Lufta e Ftohtë./albeu.com/

Shtuar më 10/04/2015, ora 20:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori