Historia e dashurisë që nisi nga një serial, Bertan Asllani pozon me të dashurën (FOTO LAJM)
Prej vitesh tashmë këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani jeton në Turqi ku vazhdon të merret me muzikë, por ka provuar edhe aktrimin. Vite më parë ai luajti në
serialin "Pis Yedili" e në xhirime u njoh me të
dashurën aktuale, aktoren
Hazal Senel.
Hazal është një nga aktoret më të njohura turke dhe aktualisht luan rolin e "Shirin" në
serialin "Mos ma lësho dorën".
Bertani dhe
Hazal janë prej kohësh në një lidhje dashurie dhe nuk i kanë kursyer fotot krah njëri-tjetrit.
Madje ditën e sotme
Bertani ka postuar një
foto bardhë e zi ku shfaqet duke pozuar pranë Hazalit e foton më pas e ka ripostuar edhe aktorja duke e shoqëruar me një zemër./XING
Shtuar më 30/10/2019,
ora 10:51