Histori si në filmat horror, ja ku ndodhet shtëpia ku të gjithë vdesin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një histori e cila i përngjan një filmi horror është përjetuar nga një familje qe tashmë është nuk ekziston më. Të tërë anëtarët e familjes nuk jetojnë më, ndërsa kanë vrarë njëri-tjetrin, teksa jetonin në një shtëpi e cila në themelet e saj dukej si e mallkuar.

Ky do të ishte një skenar mjaft i mirë për një film horror, por fatkeqësisht është ngjarje e vërtetë. Në këtë shtëpi të mallkuar, ashtu sikurse e cilësojnë edhe vetë banorët, nuk ka guxuar familje që të jetojë atje.

Shtëpia në West City ka një histori misterioze, ku një grua Susan Powell ka humbur në 2009 pa lënë gjurmë, ndërsa burri i saj Josh ka vrarë dy fëmijët e tyre dhe më pas veten në vitin 2012.

Në banesën në fjalë, më vonë ka ardhur një familje tjetër, e cila ka dëgjuar zëra të çuditshëm. Joanna Aeosana ishte njoftuar nga një fqinja e saj rreth historisë së shtëpisë, pasi ajo kishte vënë re gjera të çuditshme, teksa dëgjonte të qara kur lahej në dush.

Ajo sapo ka marrë vesh se çfarë ka ndodhur është detyruar që me familjen të largohet. “Garazhdi mbyllej dhe hapej vetë disa herë gjatë ditës.

Djali im i vogël kishte filluar të fliste me veten duke thënë: “Ik, më lër rehat", është rrëfyer ajo. Ende mbetet mister e gjithë kjo ngjarje, por duket se shtëpia edhe për një kohë të gjatë do të mbetet bosh, pasi asnjë nuk i afrohet. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2014, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori