"Hirin ma hidhni në lumin Devoll! Mos më bëni përmendore"

Poeti i njohur, Dritëro Agolli i cili ndërroi jetë dje ka qenë gjithashtu një mik i medias, një personash aktiv, jo i strukturur vetëm në kopertina botimesh, por protagonist dhe komentues i ngjarjeve kryesore politiko-shoqërore të Shqipërisë.

Ai ka qenë shpesh prezent në faqet e “Gazetës Shqiptare” me intervista sa herë që mendimi i tij i urtë thirrej në kauzë.

“Amaneti i Dritëroit: Trupin ma hidhniDevoll”, titullohet intervista që poeti i dha kryeredaktorit të “GSH”, Erl Murati më 2 nëntor 2010. Asokohe, temë e ditës ishte ngjarja makabër e Boboshticës, ku ngritja e memorialit për vrasjen e një ushtari grek u shoqërua me dhunimin e varreve të vjetra të banorëve shqiptarë të zonës. Pati shumë ankesa dhe irritim nga boboshticarët, ankesat e të cilëve nuk u shpërfillën nga “OMONIA” dhe minoriteti grek. Dritëroi foli, siç dinte ai, me sarkazmën e thjeshtë dhe “amanetin”: Kur të mos jem, eshtrat m’i hidhniDevoll.

“Dhe pas asaj që ndodhi, nuk besoj të ketë njeri me mend, që të lërë ndonjë testament ku të kërkojë t’i bëjnë ndonjë bust a përmendore. Qoftë ky inxhinier me famë, shkencëtar apo poet, askush nuk ka më dëshirë të bëhet monument për të. Unë për vete nuk do të kisha dëshirë të më bëhej, gjithnjë nëse do ta meritoja.

Madje, siç ka ardhur një kohë që mbi kockat tona vijnë e ngrihen kryqe e gjysmëhëna në varreza, më mirë do të ishte që ta digjnin trupin, ta kthenin në hi dhe ta hidhnin në lumë, në Devoll. Aty askush nuk e gjen dot. Edhe unë po mendoj për këtë gjë; sa të dhjesin grekët mbi mua, më mirë të më digjet trupi e të hidhet në Devoll, se aty s’kanë nga ta gjejnë”, u përgjigj Dritëroi më nëntor 2010./Albeu.com/
Shtuar më 04/02/2017, ora 08:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori