Rrëfimi i një marokeni: Me transport sekret nga Shkodra, arrita në Spanjë

Dy muaj rrugëtim, marokeni tregon si kaloi nëpërmjet Shqipërisë për të shkuar në BE.

Një shtetas nga Maroku, i cili kaloi nga Shqipëria për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian, tregoi rrugën e transitit.

Ai tregon se gjithë udhëtimi nga Maroku, në Turqi, Greqi, Shqipëri e më pas drejt vendeve të BE zgjati për dy muaj.

“Erdha të flas për udhëtimin tim që ka zgjatur dy muaj e gjysmë për të shkuar në Evropë. Mora aeroplanin nga Marku dhe shkova në qytetin është në kufij mes Greqisë dhe Turqisë, në qytetin Iderna. Atje kaluam kufirin dhe murin që ishte tre metra. Pastaj kemi ecur për tetë ditë dhe mbërrita në një qytet që quhej Kominçini.

Pastaj morëm trenin që na çoi në Selanik. Morëm një tjetër tren që na çoi afër kufirit të Shqipërisë. Aty nuk kishte barriera. Për një periudhë katër ditore ecëm derisa mbërritëm në Korçë. Aty morëm taksi dhe shkuam në Tiranë. Në Shkodër morëm transport sekret dhe shkuam drejt kufirit të Malit të Zi. Kaluam kufirin e Malit të Zi dhe ecëm drejt Podgoricës dhe atje gjetëm kampin”, tha ai në Shqipëria Live./tch


Shtuar 4.02.2020 18:30