Fair-play financiar, Interi pranë marrëveshjes së re me UEFA-n

Bordi i Drejtorëve të Interit miratoi raportin tremujor më 31 mars 2022, të ardhurat u rritën me 20% dhe bilanci pritet të mbyllet në -120 milionë , një përmirësim i qartë krahasuar me -246 një vit më parë. Klubi zikaltër synon të rishikojë marrëveshjen e nënshkruar në shkurt me UEFA-n për “fair play” financiar.

Siç shpjegohet në dokumentin zyrtar të paraqitur sot, “Inter planifikon të nënshkruajë një marrëveshje të re deri në fund të qershorit 2022, duke vendosur marrëdhënie financiare që do të përmbushen në periudhat e referencës që përfundojnë në qershor 2023, 2024 dhe 2025”.

Marrëveshja e re, do t’i lejojë klubit të kthehet gradualisht dhe plotësisht në parametrat e futur nga UEFA brenda sezonit ’25-’26.

“Një deficit i barabartë pritet gjithashtu për periudhën raportuese që përfundon në qershor 2022 dhe tashmë i është komunikuar UEFA-s. Megjithatë, saktëson shënimi i klubit, e njëjta situatë vlen edhe për një sërë klubesh të tjera në Itali dhe Evropë që kanë regjistruar një deficit barazimi FFP të matur sipas rregullave aktuale”.

Prandaj, Interi apelon gjithashtu ndaj kritereve të drejtësisë, aq sa nënvizon se marrëveshja e re e zgjidhjes duhet të përfshijë një mekanizëm të mundshëm sanksionesh financiare dhe sportive të lidhura kryesisht me shkeljen e marrëdhënieve financiare të dakorduara (me sanksione të tilla në përpjesëtim me masën e shkeljen e mundshme)./ h.ll/albeu.com