Hervin Çuli fshin statusin e "sherrit" me Robert Ndrenikën (FOTO LAJM)

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Cculi shkaktoi shumë debate me ironinë ndaj protestës së demokratëve në bulevard, por më tepër me komentin ndaj Robert Ndrenikës duke bërë që ndaj tij të vërshonin mijëra komente fyese.

Pas kësaj Cculi vendosi të fshijë statusin ironizues ndaj protestës duke theksuar se ai ashtu e ka marrëdhënien me ikonën e kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenikën, duke u ngacmuar herë pas here me njeri-tjetrin.

Reagimi

Miq! Sonte ne faqen time ne fb por dhe ne disa portale dhe ndonje status prej karagjozesh te perhershem, jam sharre e kercenuar nga nje lukuni banaliteti. Nuk kam pare nje urrejtje te ketij lloji pervecse nga nje kulture tashme e percaktuar talebanizmi politik. Bera nje status ironik per nje djale qe foli dhe shau ne proteste teatrin, shau me mllef dhe pa asnje argument, sic ndodh rendom sot. Kaq! Pas kesaj nuk ka fjale qe permban arsenali i vulgut te rruges qe nuk jam share e kercenuar familjarisht. Pastaj turma shpiku gjoja nje kontradikte timen me aktorin Robert Ndrenika, qe pasi i ben like statusit tim, me ngacmon me nje batute dhe une ja kthyej sic ngacmohemi gjithmone. O tmerr! Pas kesaj dhe vajzen time 6 vjece me kane shkruar se do ma lene shtatzane. Dhe perreth shoh se si kenaqen hijenat nga ky horror, qelbesira dhe karagjoze fb-je qe te vetmin argetim kane qe te mallkojne jeten e atij tjetrit qe nuk eshte si ata. Si ka mundesi qe e mbollen faren e urrejtjes deri ne masaker. O zot, ku jetojme! O zot me ke bashkjetojme! /Albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori