"Hellbanianz", mediat britanike çmenden me jetën luksoze të bandës shqiptare të kokainës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Grupi shqiptar i njohur si "Hellbanianz" po bën kërdi në Britaninë e Madhe.

Së fundmi ka qënë gazeta prestigjoze britanike “Sunday Express”, që i ka kushtuar një artikull të zgjeruar këtij grupi dhe aktiviteteve kriminale që kryejn.

Gangsterët shqiptarë të kokainës nuk ngurojnë të shfaqen në rrjetet sociale me para, armë e makina luksoze.

Kështu shkruan gazeta britanike “Sunday Express” e cila thekson se gangsterët shqiptarë me qendër Londrën postojnë “topa” me para dhe makina të shtrenjta dhe flasin për paratë që fitojnë na kokaina.

Hellbanianz”, kryesisht me bazë në Barking, në lindje të Londrës, janë një nga disa banda që kanë lidhje me mafien në atdheun e tyre dhe që merren drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën Jugore.

Sipas artikullit, “Hellbanianz” është një mafie e cila ka lidhje me bandat në Shqipëri, ndërsa sasinë e kokainës, e siguron drejtpërdrejt nga Amerika Latine.

Më tej thuhet se kjo bandë por edhe grupet e tjera shqiptare, kanë fituar terren, për shkak të kokainës me cilësi të lartë dhe përdorimit të dhunës për të fituar tregun e klientëve.

Ndërkohë Agjencia Ndërkombëtare e Krimit, ka dalë në konkluzionin se aftësia e trafikantëve shqiptarë për të futur sasi të mëdha kokainë në Britani, ka krijuar ato që quhen “linjat e qarkut”.

“Grupet e krimit shqiptar kanë krijuar një profil të lartë dhe shkallë ndikimi brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë. Ata po zgjerohen dhe rëndësia e tyre po rritet”, tha një zëdhënëse për NCA. /albeu.com/

Shtuar më 12/11/2018, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori