Heidi Klum refuzon martesën (FOTO LAJM)

Supermodelja gjermane Heidi Klum ka marrë një propozim për martesë, por duket se ajo ende nuk është gati për të hedhur një hap tjetër.

Ndonëse ata kanë diferencë në moshë, duket se gjithçka po shkon mësë miri mes tyre. Por burime pranë modeles kanë thënë se ajo nuk është gati për tu martuar, ndonëse është e marrosur pas të dashurit.

Modelja 41 vjeçare ka kohë që është në lidhje me 28 vjeçarin Vito Schnabel.

“Ata jetojnë bashkë, por Vito do të dëshironte që të shkonte në një nivel tjetër. Ai e ka moshën ku dëshiron të martohet, por Heidi nuk është në gjendje që t'i përkushtohet. Ajo nuk dëshiron të martohet pas divorcit me Seal”, ka thënë më tej i njëjti burim. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori