Donald Trump hedh akuza mbi Alec Baldwin: E ka vrarë qëllimisht kineasten

I pyetur lidhur me vrásjen e kineastes Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldwin, ish-presidenti Trump ka hedhur dyshime se vrásja nuk ka qenë aksidentale, madje ka qenë e qëllimshme sipas tij.
Për ngjarjen e 21 tetorit, Donald Trump tha ë një intervistë në Saturday Night Live, ai tha se aktori është një person problematik dhe mund të ketë pasur përplásje me kineasten.

“Kush do të merrte një armë, do t’ia drejtonte një kineasteje dhe do të tërhiqte këmbëzën? Ndoshta e ka bërë me qëllim. Nëse do të më jepnin një armë, unë kurrë nuk do t’ia kisha drejtuar dikujt dhe ta qëlloja atë. Pra, ka diçka që nuk shkon me të. Ai është me probleme. Ai është një djalë i trazuar. E kam vënë re prej vitesh. Ai grindet me grushte me gazetarët. Shikoni, edhe mua nuk më pëlqejnë gazetarët. Disa më pëlqejnë, disa janë të shkëlqyeshëm, disa janë të talentuar, por nuk ke pse përfshihesh në sherr me grushte. Dua të them, në gjithçka që ai bën, ai është një djalë i paqëndrueshëm.,- tha ish presidenti.

Trump tha gjithashtu se mendonte se ishte e çuditshme që arma i është drejtuar Hutchins, kineastes, dhe jo një aktoreje që ishte pjesë e xhirimeve.

Kujtojmë se Alec Baldwin e ka imituar shpesh Donald Trump nëpër spektakle të ndryshme.