Shkoi në dyqan të blinte çokollatë, shitësi 61-vjeçar në Lushnje ngacmon seksualisht të miturën

Një vajzë 15 vjeçe në Lushnjë ka shkuat në dyqanin e 61-vjeçarit për të blerë çokollata kur ky i fundit e ka prekur pjesën e sipërme te trupit ne gjoks.

Menjëherë e mitura ka shkuar në shtëpi dhe i ka treguar të ëmës.

Bashkë me prindërit kanë bëre denoncimin në polici pak orë pasi ndodhi ngacmimi.

Në dyqanin e 61-vjeçarit mësohet se ka pasur edhe persona të tjerë kur ngacmoi vajzën dhe e kanë parë veprimin e 61-vjeçarit.

Ai është arrestuar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin S. S., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 29.10.2022 11:16