HARTA/ U arratis nga Shqipëria, zbulohet rruga nga ku kaloi Gruevski (FOTO LAJM)

Arratisja e bujshme e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski ngjan si të ishte një film me spiunë

Gruevski kaloi me kartë identiteti në Shqipëri e më pas në Mal të Zi dhe pas kësaj mbërriti në Hungari ku aplikoi edhe për azil politik.

Ish-Gjatë gjithë kohës ai është ndihmuar nga diplomatët hungarezë të cilët i siguruan transportin.

Të dhënat nga policia maqedonase, shqiptare dhe malazeze tani paraqesin një pamje relativisht të saktë të rrugës të arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, përmes Ballkanit në Hungari, për të shmangur dënimin me dy vjet burg.

Më pas rruga kalon përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë me mbështetje diplomatike ndërrim të shpeshtë të makinave.

Gruevski mbërriti në kryeqytetin shqiptar, të dielën. Ai qëndroi në ambasadën hungareze, ku së pari i informoi autoritetet hungareze për qëllimin e tij, për të kërkuar azil. Kjo u konfirmua pjesërisht nga shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, i cili të enjten tha se Gruevski e bëri të qartë qëllimin e tij në një ambasadë hungareze, megjithëse nuk e specifikonte atë.

Policia shqiptare ka konfirmuar se Gruevski u largua nga vendi në kalimin kufitar nga Hani i Hotit, në orën 19:11, të dielën në mbrëmje. Gruevski ishte pasagjer në një makinë në pronësi të ambasadës hungareze në Shqipëri. Sipas policisë shqiptare Gruevski përdori kartën e identitetit, pasi pasaporta e tij u konfiskua vitin e kaluar nga autoritetet maqedonase. Po sipas policisë shqiptare në kohën e kalimit, Interpoli ende nuk kishte lëshuar një urdhër për arrestimin e tij, kështu që ai nuk ishte teknikisht një person i kërkuar.

As gjatë kohës që ndenji në Malin e Zi nuk u kuptua që Greuvski ishte atje . Ai ka dalë nga Mali i zi vetëm tre orë pasi ka hyrë aty duke përdorur kalimin kufitar të Dobrakovës me Serbinë. Në Derbi ai u takua me përfaqësuesit diplomatikë hungarezë që banonin në Beograd. Ai ka kaluar natën në qytetin Prijepoljes, në Hotel Lux. Me pas nuk dihet se si ka udhëtuar drejt Hungarisë.

Kujtojmë se Gruevski ka qeverisur mbi 10 vjet Maqedoninë, ndërsa u dënua nga një gjykatë për shkak të keqpërdorimeve zyrtare që u zbuluan me blerjen e një Benzi që kishte vlerë rreth 600 mijë euro.
Shtuar më 17/11/2018, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori