Harron Hamilton, Scherzinger në krahët e një tjetër sportisti (FOTO LAJM)

Zhgënjimi që mori pas ndarjes me Lewis Hamilton, duket se i ka kaluar, pasi 37 vjeçarja Nicole Scherzinger ka nisur një romancë të re.

Nicole Scherzinger ka nisur të shoqërohet me yllin e tenisit, Grigor Dimitrov. Sipas gazetës “The Sun”, këngëtarja e hitit “Don't Hold Your Breath” është parë në shoqërinë e 24-vjeçarit nga Bullgaria që në muajin qershor, vetëm pak muaj pasi ai i dha fund romancës së tij dy vjeçare me yllin e tenisit, Maria Sharapova.

Një burim për gazetën është shprehur se të dy preferojnë ta mbajnë sekret lidhjen e tyre, për shkak të marrëdhënieve të njohura. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2015, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori