Lira Gjika: Ndryshimet që pësojnë fëmijët 6-7 vjeç dhe rëndësia e mbështetjes së prindërve

Pediatrja Lira Gjika përmes një postimi në Facebook ka treguar se fëmijët e moshës 6-7 vjeç përballen me ndryshime të moshës.

Sipas saj, fëmijët duhet të fillojnë të përshtaten me shkollën, duhet të socializohen, të krijojnë autonomi si dhe fillojnë të keni frikë dhe pasiguri.

Pediatrja Gjika këshillon se në këtë moshë fëmijët kanë shumë nevojë për prindërit

“Fëmija 6-7 vjeç përjeton dhe përballet me shumë ndryshime. Fillimi i shkollës, përballja dhe përshtatja me mësuesen, me ritmin e mësimeve, socializimin me shokët e klasës dhe mbi të gjitha konkurenca ndërmjet nxënësve, që po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në të njëjtën kohë, duhet të arrijë disa autonomi, si të vishet e të lahet vetë, por edhe mendimet nuk mund ti marrë më të gatshme nga të tjerët. Po fillon të ndërtohen strukturat e të menduarit vetë, që do të thotë i dëgjon prindërit apo mësuesit, por fjalët do ti thotë vetë ashtu sic e mendon vetë fëmija, djalë apo vajzë qoftë. Një problem tjetër shumë serioz i kësaj moshe, është frika nga vdekja e cila në këtë fazë çfaqet si frika nga të mbeturit vetëm, apo që prindërit mund ta lenë vetëm, pra frika nga vetmia merr përmasa konkrete. Frika dhe pasiguritë e fëmijës, duhen marrë seriozisht nga të rriturit dhe jo si bezdi apo me shaka. Janë prindërit ata, që ndihmojnë dhe sigurojnë fëmijën, që të përjetojë, superojë, por edhe të eksplorojë botën që e rethon i sigurt, që nuk është vetëm. Ata do të jenë aty me të edhe kur nuk janë prezentë.”, shkruan Lira Gjika./albeu.com


Shtuar 1.11.2021 22:46