Departamenti Amerikan i Shtetit: Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë, fushatë terrori

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se sulmet e Rusisë në Ukrainë në ditët e fundit ilustrojnë më tej se vendi po “ndërmerr një fushatë terrori” kundër popullit të Ukrainës kur iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me sulmet e fundit të Rusisë në Lviv, Ukrainë.

“Fakti është se Rusia, më shumë sesa thjesht nisja e një pushtimi, më shumë se thjesht nisja e një lufte, ka nisur, po ndërmerr një fushatë terrori, një fushatë brutaliteti, një fushatë agresioni të neveritshëm kundër popullit të Ukrainës. Dhe kështu, kur bëhet fjalë për atë që kemi parë orët e fundit, dhe për sa i përket goditjeve kundër Lviv, për sa i përket goditjeve në periferi të Kievit, ose çfarë kemi parë në qytete si Mariupol, qytete si Kharkiv, ajo që ne kemi dëshmuar në Bucha, këto janë tregues të qartë, janë një dëshmi e qartë e fushatës së brutalitetit, fushatës së terrorit që rusët po bëjnë kundër popullit të Ukrainës”, tha Price.

Price gjithashtu vuri në dukje se Pentagoni tha më herët gjatë ditës se sulmet ruse në ditët e fundit “kanë shënjestruar instilacionet ushtarake, instilacionet ushtarake ngjitur”.


Shtuar 18.04.2022 21:20