Haradinaj nis plazhin dhe duket në super formë (FOTO LAJM)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë fundjavë e ka lënë anash ecjen nëpër bjeshkë. Ai ka zgjedhur që kohën e lirë ta kalojë në deti, duke e bërë sefte për këtë vit.

Haradinaj në publik njihet edhe si një prej politikanëve shqiptar që i kushton më së shumti rëndësi aktiviteteve sportive. Prandaj, në fotografinë e publikuar nga Express, duket në top-formë.

Edhe këtë herë Ramush Haradinaj ka zgjedhur bregdetin shqiptar për ta kaluar fundjavën.

Ndryshe, shumë qytetarë janë nisur këtë fundjavë drejt Shqipërisë dhe Malit të Zi për ta shijuar detin, kjo për shkak të motit të mirë që po mbretëron në këto vende turistike.
Shtuar më 18/05/2019, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori