Hapja e bizneseve dhe shtimi i zonave të gjelbra, Manastirliu vjen me rregulla të tjera (FOTO LAJM)
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta
Manastirliu, iu bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, për shkak të lehtësimit të masave ndaj koronavirusit.
Përmes një mesazhi në “Facebook”,
Manastirliu publikon disa
rregulla të
rëndësishme për të
kufizuar përhapjen e virusit të rëndë.
“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e
rëndësishme që
secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa
rregulla të
rëndësishme për të
kufizuar përhapjen e #COVID19”, shkruan
Manastirliu.
Nga dita e sotme (11 maj) listës së zonave të gjelbra do t’i shtohen edhe 14 bashki në vendin tonë, çka do të thotë se qytetarët mund të qarkullojnë lirisht pa patur nevojën e lejeve.
Parukeritë, berberët, klinikat dentare e berberët, janë hapur sot, ndërsa
secili biznes do ta kryej aktivitetin, duke zbatuar një protokoll rregullash.
Shtuar më 11/05/2020,
ora 09:56