Hapi dritaret dhe ndezi qirinj, 56-vjeçari jeton me kufomën e gruas 1 muaj (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një burrë nga Miçigani ka jetuar me kufomën e të gruas së tij për rreth një muaj para se policët ta gjenin gjatë kryerjes së kontrollit.

David M. Hall 49 vjeç, u dënua javën e kaluar për një akuzë për fshehjen e vdekjes së një individi, përcjell albeu.com

Autoritetet thonë se 56 vjeçarja Kandace Simmons duket se ka vdekur në fillim të dhjetorit.

Zyrtarët e gjetën trupin e saj në një dhomë gjumi pasi pronari i kërkoi policisë të kontrollonte çiftin.

Policia nuk dha një shpjegim të qartë se pse ai nuk e raportoi vdekjen.

Ata thanë se Hall hapte dritaret dhe ndizte qirinj aromatik për të larguar erën e keqe.

Me sa duket Hall dhe Simmons kishin një marrëdhënie të trazuar, por kishin qenë së bashku për 10 vjet.

Rezultatet e autopsisë janë në pritje, por nuk kishte shenja të dukshme dhune në trupin e Simmons dhe nuk ka indikacione se ajo vdiq nga një vdekje të dhunshme.

Mbulimi me qëllim i një trupi duke mos raportuar vdekjen është një krim që dënohet deri në pesë vjet burg. /albeu.com/
































Shtuar më 12/01/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori