Rama u pozicionua krah SHBA për çështjen e Ukrainës, vjen reagimi i Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka reaguar për rolin e ri të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëhartuese me SHBA-të në qëndrimin për çështjen e Ukrainës.

“SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për çështjen e Ukrainës. Agresioni i Rusisë jo vetëm që kërcënon Ukrainën dhe Evropën, por edhe rendin ndërkombëtar për të cilin OKB-ja është ngarkuar të ruajë”, shkruan ambasadorja në reagimin në Twitter./albeu.com/