Hapet kafeneja për macet (FOTO LAJM)

Austriakët e kanë kaluar si duket kufirin ndaj dashurisë për kafshët. Tashmë në Vjenë është hapur një lokal i ri luksoz, që do të jetë ekskluzivisht për macet.

Bari quhet “Neko” dhe padronët mund të sjellin kafshët e tyre shtëpiake për të kaluar kohën atje, në shoqërinë e maceve të tjera.

Lajmi ka bërë tashmë xhiron e mediave në mbarë globin dhe ka lënë jo pak të mahnitur lexuesit, pasi në këtë mënyrë edhe kafshët do të mund të pijnë një kafe.

Kafe "Neko" që në japonisht do të thotë mace është hapur pas tre vjetësh të negociatave me zyrtarët e qytetit për çështje higjienike.

Shtuar më 08/05/2012, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori