"Hamshori i zi" trondit rivalët botërorë të makinave (FOTO LAJM)

Kompania letoneze e prodhimit të makinave, Dartz, e famshme për realizimin e mjeteve të blinduara, ka hedhur në treg “Hamshorin e Zi”, një version i veçantë SUV që më shumë ngjason me një tank se sa një makinë.

Sipas vetë kompanisë makina është prodhuar pasi do të përdoret për një film dhe nuk do të nxirret në shitje në seri, por drejtuesit nuk kanë dashur të bëjnë publik filmin në të cilin do të përdoret.

Modeli mbresëlënës, i gjithi në ngjyrë të zezë, ka një stemë me një kafkë dhe dy pushkë të kryqëzuara. Pjesa e brendshme është e dekoruar me lëkurë aligatori, duke e bërë kështu një prej makinave më të frikshme në botë. “Hamshori” duket si i modeluar pas Hummer H2, por Dartz nuk ka dhënë sqarime për modifikimet që i ka bërë. Makina ka një motor me 1000 kuaj fuqi, me motor me tetë pistona 6,2 litra.

Dartz ka prodhuar edhe më parë makina që janë përdorur nëpër filma, si “Diktatori” me komedianin britanik Sacha Baron Cohen. Leonard Yankelovich, kreu i Dartz, tha se kompania po mendon të prodhojë edhe versione “për civilë”, të do të shiten duke nisur nga 300 mijë euro. “Por kjo makinë e veçantë nuk do të ketë çmim pas filmit”.
Shtuar më 05/11/2019, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori