Hajrie Rondi u kthye në skenë pas luftës më kancerin: Më kishte marrë malli (FOTO)
Ajo është një ndër ikonat e kinematografisë shqiptare. Iu desh të kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj, por në fund doli fituese duke e mposhtuar kancerin. Tashmë,
Hajrie Rondi është rikthyer edhe në skenë. Ajo nuk mund t’i thoshte “Jo” rolit të Sanijes në komedinë e Dionis Bubanit, “Tre dhëndurët”.
"Më erdhi në kohën e
duhur, në vendin e
duhur. Më erdhi në një moment kur njeriu kalon situata të vështira, të rënda, situata shëndetësore apo të tjera. Vendosa dhe thashë po", tregon
Hajrie Rondo, e cila nuk e fsheh se ndien përgjegjësi të madhe të ngjitet në një skenë të kryeqytetit. “Ishte mall, emocion, akumulim dhe përgjegjësi”, vijon ajo. Këmbëngulja e regjisores Sonila Kapedani,
puna e drejtores së Teatrit të Metropolit dhe atmosfera e krijuar gjatë periudhës së provave u kthye në një terapi për të, shkruan "Panorama".
"Gjeta ekipin e
duhur, njerëz dashamirës që më mbështetën dhe amortizuan problemet e mia. Pashë që në këtë institucion punohet dhe dinjitetin ta jep
puna, dhe unë njerëzit e punës i dua dhe i respektoj. Pashë një drejtoreshë tjetër jo nga ato tipiket,
puna e saj është maratonë. Më janë krijuar kushtet dhe më është lehtësuar
puna. Gjithashtu, edhe një regjisore të talentuar, kërkuese, punëtore dhe bashkëpunuese të mire", përfundon
Hajrie Rondo. /Albeu.com/
Shtuar më 19/10/2016,
ora 11:54