Makina përplas të moshuarin në Durrës, transportohet me urgjencë në spital

Mëngjesin e sotëm në Durrës, një mjet tip Audi ka përplasur një këmbësor të moshuar. 88-vjeçari është transportuar në spital, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 30.10.2021, rreth orës 09:05, në lagjen Nr.17 Durrës, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin S. H., 56 vjeç, ka aksidentuar shtetasin S. K., 88 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 30.10.2021 10:04