Postbllok rrugëve, Bes Kallaku shfaqet me kallash në dorë (FOTO LAJM)

Aktori Bes Kallaku duket se është bërë nostalgjik dhe së fundmi ka ndarë në profilin e tij në Instagram një foto të shumë viteve më parë.

Ai dhe kolegu i tij, Gaz Paja shfaqen buzë rrugës në Krrabë ku ajo që vihet re është se Besi mban një kallash në dorë.

“A e mban mend kur bënim postbllok rrugëve të Krrabës?”, i drejtohet Besi-Gaz Pajës.

Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Gaz Paja kanë qenë koleg për vite me rradhë në spektaklin e humorit “Portokalli”, ku përtej raporteve në punë kanë treguar herë pas here se kanë qenë edhe miq të mirë./albeu.com/