Habit stilisja, thyen rregullin e artë teksa shfaqet në publik (FOTO LAJM)

Ajo është një nga emrat më të rëndësishëm në botën e modës. Stilistja Victoria Beckham kujdeset që në çdo dalje të saj në publik të jetë në formë sa më të mirë. Por këtë herë e ka anashkaluar rregullin e artë.

“Daily Mail” ka publikuar disa fotografi të stilistes së njohur, në të cilën dallohet qartë se këpucët që ajo ka veshur janë shumë të mëdha.

Në pjesën e prapme këpucët të formës ‘stiletto’ dukeshin se kishin një hapësirë prej gati 2 centimetrash me këmbën e saj. Këto foto u shpërndanë me shpejtësi në rrjete sociale dhe të gjithë pyesnin të habitur se përse Victoria duhet të veshë këpucë që nuk përshtaten me këmbën e saj.

Ndërkohë stilistja u 'arratis' në SHBA sepse nuk donte të ishte në Londër, një mënyrë e mirë për të shmangur koncertet e grupit kur dikur merte pjesë. 'Spice Girls' u kthyen sërisht, por të gjithë po thonë se dështuan, dhe Victoria nuk mund të ishte pjesë e këtij dështimi, thuhet për The Sun.
Shtuar më 14/06/2019, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori