E FUNDIT/ Zhbllokohet supersfida, Reali në avantazh (VIDEO)
Habit modelja e njohur, pozon me sqetulla të padepiluara dhe ndjekësit e "masakrojnë" (FOTO LAJM)

Emily Ratajkovski është një prej modeleve më të njohura dhe më të përfolura në media rozë. Ajo shpesh herë publikon në rrjetet sociale, foto "të nxehta" duke mos i lënë vend imagjinatës.

Së fundmi, Emily kja pozuar për serinë e radhës të revistës “Harper’s Bazaar” por ajo çka bie në sy janë sqetullat e pa depiluara.

Emily mban veshur një palë reçipeta që i nxjerrin në pah gjoksin dhe ka pozuar me krahët lart.
Menjëherë kanë shpëthyer komentet e ndjekësve të cilët e konsiderojnë të pa hijshëm këtë veprim.

“Është e drejta ime”, shpreher Emily për revistën e njohur por a janë dakord ndjekësit e saj me një pamje të tillë!

Fotoja ka vetëm pak minuta që është publikuar dhe ka hasur menjëherë në kritika të mëdha.

Shumë e quajnë “të shpifur” ndërsa të tjerë “hipokrizi” të kesh sqetulla të padepiluara në një kohë që ke një pamje kaq të kururar.

“Kjo është ajo që ne e quajmë hipokrizi. Madje edhe me qimet sërish kërkoni një pamje perfekte. Me fytyrën tuaj të përsosur dhe trupin e përsosur, kështu që mjaft u shtirët”, shkruan një komentuese.
“Lol, ajo e ka bërë këtë vetëm për foton sepse në Instagram dhe personalisht e kam parë që nuk ka qime në sqetulla, kështu që nga dreqin mbiu kjo”.

Të tjerë thonë se kjo nuk është një pamje e bukur për sytë! Po ju si mendoni?
Shtuar më 08/08/2019, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori