Zjarret në Fier dhe Vlorë, ndërhyrje dhe nga ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh ka publikuar pamjet nga aksioni për shuarjen e zjarreve në Fier e Vlorë.

42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë.

Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.


Shtuar 24.07.2023 09:36

Tags: ,