Habit Mbretëresha e Anglisë: Kurora të thyen qafën! (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kurorat e mbretërve mund të vlejnë miliona, por ndërsa shqyrton bizhuteritë e Kurorës janë me të vërtetë mahnitëse dhe cdo grua ëndërron ti ketë në kutinë e saj të bizhuterive.

Midis rubineve dhe smeraldëve të çmuar, diamanteve dhe margaritarëve që ndriçojnë historinë e Britanisë së Madhe, Mbretëresha Elizabeta II ka zbuluar detaje interesante rreth kurorës që mban në kokë, përcjell albeu.com

Ajo thotë se kurora është kaq e rëndë sa "mund edhe të thyejë qafën", madje ka vështirësi kur lexon fjalimet e saj sepse nuk e ul dot kokën.

Në një intervistë ajo zbulon gjithashtu se si gjatë kurorëzimit të saj në Westminster Abbey në vitin 1953, fustani i saj i përpunuar me copat më të shtrejnta dhe me gurë të cmuar, e kishte penguar atë të merte frymë lirisht dhe të lëvizte. /albeu.com/




























Shtuar më 12/01/2018, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori