Habit ish-deputetja serbe: Shqiptar apo serb, duhet të krenohemi me Dua Lipën!

Ish-deputetja serbe, Rada Trajkoviç ka shprehyr publikisht vlerësimin e saj për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviç thotë se çdokush në Kosovë duhet të krenohet me Duan dhe kjo vjen pas suksesit më të ri të artistes.

“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të kësaj femre.

Impresionuese! Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një Kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit duhet të bashkohet, e jo të na ndajë”, shkruan ish-deputetja.

Ky postim i saj vjen pasi Dua Lipa ka shënuar rekordin e ri me 153 milionë këngë të shitura në të gjithë botën, që nga debutimi i saj më 2015, duke u bërë kështu ndër artistet me këngët më të shitura në histori.

Shtuar më 20/10/2020, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori