Guri u shkëput nga mali dhe shtypi makinën, dalin pamjet tronditëse

Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Torovicë. Mësohet se një gur i madh është shkëputur nga mali dhe ka goditur një automjet Tip Fouristradë në zonën e Torovicës.

Nga raportimet e para mësohet se ka pasoja në njerëz si dhe bëhet me dije se policia e ambulanca janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

Mësohet se guri i madh ka rënë mbi një mjet “Range Rover” dhe deri tani policia ka konfirmuar 3viktima, dy meshkuj dhe një femër.

Sipas burimeve, viktimat janë dy meshkuj vëllezër me njëri-tjetrin dhe një femër, bashkëshortja e njërit prej tyre.

Panorama mëson se viktimat quhen Edmond, Valentin dhe Aida Zefi, nusja e Edmondit e cila ishte shtatzënë.

Mësohet se ata po lëviznin nga Balldreni për në Torovicë.

Raportohet se është dashur që makina të copëtohet, të pritet në mënyrë që të bëhet e mundur nxjerrja e trupave. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori