Gurë nga mali e shtëpi të plasaritura, shihni pasojat e tërmetit në Vlorë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë tronditi mbrëmë Vlorën.

Epiqendra e tërmetit ishte 23 km në juglindje të Vlorës, ose 16 km në lindje të Orikumit.

Nga raportimet e para mësohet se tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta, ndërkohë banorët e këtyre zonave e kanë kaluar natën jashtë.

Bashkia Selenice konfirmon se dhjetra shtëpi janë të dëmtuara nga tërmeti në fshatrat Vermik, Matogjin dhe Bashaj.

10 shtëpi janë dëmtuar në Vermik dhe mbi 5 -6 shtëpiBashaj dhe mbi 5 shtëpi në Matogjin.

Bashaj janë rrëzuar gure nga mali dhe është bllokuar edhe rruga pasi ka dëme të konsiderueshme.

Rreth orës 20:10 të mbrëmjes së kaluar një tërmet me fuqi 4.8 ballë, ka lëkundur disa qytete të jugut të vendit. Tërmeti është ndjerë në Fier, Vlorë dhe Tepelenë. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2018, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori