Gruevski shijon arratinë, shfaqet i relaksuar rrugëve të Hungarisë (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski tashmë në azil politik, është kapur duke shëtitur rrugëve të Hungarisë.

Fotoja e Gruevskit po qarkullon prej kohësh në Facebook, ndërkohë që ende nuk dihet se kush mund ta ketë bërë foton, shkruan Alsat.

Para arratisjes ish-kryeministri mendohet të ketë kërkuar ndihmë nga figura të rëndësishme të BE-së, për të shmangur dënimin e tij me burg.

Letra e tij mendohet të jetë shkruar më 16 tetor, përpara se të arratisej përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për në Hungari, ku edhe ka aplikuar për azil politik, të cilën e ka fituar tashmë.
Shtuar më 12/12/2018, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori