Gruevski nuk heq dorë nga luksi, çmimi marramendës i syzeve të markës së njohur (FOTO LAJM)

Nikola Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë u paraqit sot në një gjykatë në Budapest, e cila do të vlerësojë nëse ai do të ekstradohet ose jo në Maqedoni.

Gruevski kërkohet nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë për një sërë akuzash.

Ai u paraqit në gjykatë i lidhur me pranga në duar, të cilat i mbuloi me xhaketën sipër, ndërsa në kokë kishte vendosur një kapele.

Ajo që ra në sy ishin syzet e Gruevskit, i cili shquhet për blerjen e markave të shtrenjta.

Albeu.com zbuloi se syzet që Gruevski kishte vendosur sot i përkasin markës luksoze "Maybach" versioni Diplomat I.

Ccmimi i tyre fillon nga 2 100 dollar dhe rritet në varësi të kërkesave të klientit, shkruan Albeu.com. Versioni fillestar që kushton 2 100 dollar përbëhet nga material titaniumi, brirë bualli si edhe dru i përpunuar. /albeu.com/
Shtuar më 27/06/2019, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori