Gruaja më me fat në botë ka fituar 267 çmime në konkurset online

Pëlqej
Një 34 vjeçare, nëne e dy djemve ka një fat të jashtëzakondshëm, pasi ka fituar 267 çmime në konkurse online. Në çmimet e saj përfshihen iPads, parfume, kamera dixhitale, DVD player, kompjutera lojërash, çokollata, produkte pastrimi etj. Prej dy vitesh, gruaja në fjalë merr pjesë pafundësisht në këto konkurse, ndërsa refuzon të luajë llotari, pasi sipas saj shanset janë shumë të vogla.

Gruaja më me fat në Britani ka fituar më shumë se 30,000 paund në dy vjet dhe çmime të ndryshme. Katy Spence ka arritur të mbushë shtëpinë me çmime të tëra dhe këto i ka fituar duke u regjistruar në 100 konkurse në ditë. Përpos shumë produkteve të ndryshme, ajo ka fituar edhe pushime luksoze në Amerikë, Greqi dhe Spanjë dhe 11,500 paund në dorë. Një vit më parë, Katy ka dërguar burrin e saj në një tur VIP në Formula 1 dhe fitimin e 400 paund. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2014, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori