Gruaja 37-vjeçare Enkelejda Ahmetaj ndodhet ende në katin e nëntë të pallatit në Tiranën e Re duke kërcënuar se do të hidhet pasi pretendon se është mashtruar nga
ndërtuesi, i cili u ka dhënë
përqindjen sipas kontratës së bërë me ta, si pronarë të tokës.
Ndërkohë, vëllai i saj, Ardi Ahmetaj shpjegon se ata kanë bërë një kontratë me një kompani ndërtimi në vitin 2007, por në fund
ndërtuesi nuk u ka dhënë
përqindjen ashtu siç kishin rënë dakord.
"Pasi bëmë kontratën dhe përfundoi ndërtimi, pronari i firmës na tha që prona doli me disa pronarë dhe nuk na ka dhënë
përqindjen e objektit siç ram dakord. Nuk kemi marrë asnjë centimetër hapësirë. Kemi bërë disa gjyqe por sërish nuk është ndërhyrë. Ka vendim gjykate për prishjen e kësaj ndërtese dhe rikthimin e pronës tek ne siç ishte, por nuk është bërë asgjë"., - shprehet ai./Albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017,
ora 10:19