Gruaja e vetme në botë me këtë sëmundje (FOTO LAJM)

Që me ardhjen e saj në jetë u vu re se ajo vuante nga çrregullime shëndetsore, pasi këmba e saj ishte pesë herë më e madhe se këmba e një të porsalinduri. Mandu Sellars është personi i vetëm deri tani i identifikuar me një sëmundje të tillë, që mjekët theksuan se do e kishte të pamundur të lëviste.

Ajo i sfidoi doktorët dhe vazhdon t’i mahnitë edhe sot me këmbët e saja të cilat vazhdojnë të rriten, ndonëse njërën këmbë ia kishin amputuar më parë.

41 vjeçarja është i vetmi person në botë që vuan nga një gjendje e tillë gjenetike, e cila e shkakton rritjen e tepërt të lëkurës dhe ashtave.

Sellars vjen nga Lancashire në Angli dhe gjatë tërë kohës është përpjekur që të bëjë një jetë normale, të shkojë në shkollë e në universitet. Ajo ishte në gjendje të ecte e të lëvizte ndonëse me vështirësi dhe kishte vendosur që ta amputonte këmbën e majtë, mirëpo çudia është se këmba vazhdoi të rritej pavarësisht se doktorët ia këputën. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2016, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori