Mbërrijnë ndihmat e para ushtarake nga SHBA-ja në Ukrainë

Ndihmat e para ushtarake nga Shtetet e Bashkuara në drejtim të Ukrainës kanë mbërritur.

Dërgesat e para të ndihmës ushtarake prej 800 milionë dollarësh që presidenti amerikan Joe Biden miratoi për Ukrainën kanë mbërritur në vend, sipas një zyrtari të administratës, shkruan CNN

Biden njoftoi paketën e re javën e kaluar pas kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

SHBA-ja do të vazhdojë të dërgojë pjesën tjetër të mjeteve ushtarake sa më shpejt që të jetë e mundur, tha zyrtari, duke pasur parasysh se paketa përfshin 800 sisteme anti-ajrore Stinger dhe 100 dronë.

Të dyja shihen si mjete kritike për mbrojtjen e Ukrainës. SHBA pothuajse ka dorëzuar pjesën më të madhe të mjeteve ushtarake prej 200 milionë dollarësh që Biden njoftoi më 12 mars, duke përfshirë të gjitha sistemet anti-ajrore Stinger dhe shumicën e raketave Javelin./albeu.com/