"Gropa e Kuçedrës, shkaku i qindra tërmeteve në Gjirin e Lalzit" (FOTO LAJM)

Para tërmetit të sotëm, zona e Gjirit të Lalzit është goditur rreth 200 herë të tjera nga lëkundjet e tokës gjatë vitit të shkuar, të cilat kanë qenë kryesisht më të moderuara duke u regjistruar vetëm prej sizmiografëve.

Ndërkohë që nuk dihet shkaku i vërtetë i këtij aktiviteti të lartë sizmik në këtë zonë, disa muaj më parë, ish-kryeministri Berisha publikoi mesazhin e një qytetari, ku thuhej se është mbyllja e një grope me inerte që ka sjellë këtë situatë.

Berisha shkruante

Gropa e Kulçedres dhe termetet ne Gjirin e Lalzit!

Sizmiologu popullor dixhital informon:

Shkaku i termeteve ne Gjirin e Lalzit sipas tij eshte mbyllja e Gropes se Kulçedres!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Pershendetje Z.Berisha, ne gjirin e lalzit ditet e fundit po bien shum termete, dhe dicka eshte shkaku i tyre… njerez te zones flasin per nje grop gjigande qe eshte mbyllur kohet e fundit me mbi 300 trale me dhe , aty po nderton firma e Edi Rames, Dulaku shpk.

Problemi nuk qendron se kush po e nderton por aty ka qen nje grop shum e thelle qe nje gur ne gjendje te lire donte mbi 1 minut qe te binte ne uje.. njerezit e zones e kan trasheguar kete grop si gropa e kulshedres nga gojdhenat dhe historit e hershme.. ne ate grop ka pasur shfryrje gazrash jo helmues dhe si pasoje e mbushjes me inerte e saj nga ndertuesi dulaku gazrat apo cfaredo qe te quhen i eshte mbyllur dalja dhe kjo ka krijuar termete ne zonen e gjirit te lalzit sepse kto gazra do dalin dikund.. Ju uroj shendet dhe verifikojeni kete…”
Shtuar më 23/04/2019, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori