Grida Duma hedh poshtë thashethemet për divorc (FOTO LAJM)

Grida Duma ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet në mënyrë kategorike, në lidhje me divorcin. Për të, martesa nuk po çalon aspak, ndërsa i ka cilësuar si shëmti të gjitha këto zëra.

Ajo thotë se lidhja me burrin e saj është shumë e fortë. “Falenderoj familjen time për sakrificat që duhet të bëjë edhe duke dëgjuar këto shëmti”, ka thënë Duma, raporton "GSH". Grida ka thënë se në familjen e saj gjithçka është në rregull dhe se historia e ndarjes është një shpifje.

Historia e dashurisë 18 vjeçare mes Gridës dhe të shoqit nis që në kohën kur Duma ishte studente dhe Ilir Shqina pedagogu i saj. Fryt i kësaj martese është djali i tyre 9 vjeçar. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2015, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori