Greqia "bërtet" për Himarën, Bushati i sfidon në fshatin grek (FOTO LAJM)

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ishte sot në një takim me banorët e fshatit minoritar Derviçan në Gjirokastër.

Takimi u zhvillua në kuadër të "ditëve në qark", por ai nuk duket aspak i rastësishëm tani që edhe Athina zyrtare nga rritur tonet ndaj Shqipërisë për çështjen e prishjes së ndërtimeve pa leje në Himarë.

Përmes vizitës në fshatin e minoritetit, ku është banor edhe ish-ministri Spiro Ksera, Bushati ka dhënë mesazhin që Shqipëria nuk ka asnjë problem me respektimin e të drejtave të minoritetit duke hedhur poshtë kështu pretendimet e Greqisë. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2017, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori